All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Detaje nga vrasjet në Lezhë, një nga viktimat rapsod i njohur. Në vendin e ngjarjes u gjetën gëzhoja të shumta

Detaje nga vrasjet në Lezhë, një nga viktimat rapsod i njohur.
All - Paragraf - 1

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lezhë, në fshatin Lalm i Vjetër. Viktimat janë Kolë Murrani dhe Preng Simoni, të cilët mësohet se kanë shkuar të shohin banesat e vjetra në fshatin e tyre. Ata kishin dalë herët në mëngjes nga shtëpia, por nuk ishin kthyer më.

All - Paragraf - 3

Ka qenë djali i njërit nga viktimat që i ka gjetur të pajetë të dy persona, pasi kishte dalë për t`i kërkuar pasi nuk përgjigjej në telefon i ati. Dyshohet se dy personat, në mosh 60-vjeçare, janë ekzekutuar me armë zjarri. Një nga viktimat dyshohet se ka qenë i masakruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një numër i madh gëzhojash.

Pas njoftimit, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me një grup hetimor ku ka nisur hetimet për ngjarjen. Dyshimet e para lidhen për një krim me motive pronësie. Një nga personat e ekzekutuar, Kolë Murrani është një rapsod i njohur i zonës së Lezhës. Pritet që Policia dhe hetimet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, që ndodhi ditën e sotme në malësinë e Lezhës.

Të fundit