Flash News

KRYESORE

Detaje për Kongresin e PS: Vetëm Tirana shpall listën për zgjedhjet vendore; I ftuar edhe Fatos Nano

Detaje për Kongresin e PS: Vetëm Tirana shpall listën për

Zbardhen detaje të reja lidhur me Kongresin e PS që pritet të zhvillohet më 23 mars. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS mësohet se janë marrë disa vendime , sa i takon organizimit të së shtunës, në orën 10.00 në Pallatin e Kongreseve.

Mësohet se fjalën kryesore do ta mbajë kryeministri Edi Rama, ndërsa të ftuar do të jenë edhe ish-kryeministrat e PS ndër vite, mes tyre edhe Fatos Nano.

Ky i fundit mendohet se do mbajë edhe një fjalim, përfshirë edhe ministra edhe kryetarë bashkie.

Po ashtu, në Kryesi u vendos që gjatë Kongresit të mos bëhen publike listat e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, përveç listës së këshilltarëve bashkiakë për Tiranën.

Kongresi do jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme si: shembujt e qeverisjes lokale, bashkëqeverisja dhe pakti për universitetin.

PS mbledh sot Kryesinë, surpriza në kongres për kandidatët e zgjedhjeve lokale

Të fundit