Flash News

KRYESORE

Detaje të reja/ 26-vjeçari që vrau prindërit ishte kthyer dje nga Anglia. Pas krimit doli në rrugë me armë

Detaje të reja/ 26-vjeçari që vrau prindërit ishte kthyer

Janë zbardhur detaje të reja sa i takon krimit të ndodhur ditën e sotme në Peshkopi, në lagjen e ‘Llixhave’, ku 26-vjeçari, Qemal Sela, vrau me automatik dy prindërit e tij.

Sipas saj që raporton ‘BalkanWeb’, i riu hapi zjarr ndaj prindërve, duke zbrazur në drejtim të tyre 1 karikator, ndërsa më pas, bashkë me armën ka dalë në rrugë, të cilën e kishte me karikatorë të mbushur dhe një plumb në gojë.

Ishin fqinjët ata që lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat ndërsa forcat e rendit kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili ishte kthyer nga Anglia mbrëmjen e djeshme, vend ku kishte jetuar prej 5 vitesh, por që ishte deporuar.

‘BalkanWeb’ mëson se Qemal Sela dyshohet se vuante nga depresioni dhe se kishte qene 3 muaj në spital, pasi kishte probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, gjatë kohës që ndodhi krimi, djali ka qenë vetëm me prindërit, pasi motra dhe vëllai nuk kanë qenë në banesë.

Të fundit