Flash News

KRYESORE

Detaje të reja/ Ishin duke ruajtur bagëtitë në mal, 15-vjeçari vrau me armë vëllain më të vogël

Detaje të reja/ Ishin duke ruajtur bagëtitë në mal,

Janë zbardhur detaje rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Mirditës ku nga pakujdesia 15 vjeçari ka qëlluar për vdekje vëllain e tij 3 vite më të vogël.

Ngjarja ndodhi në fshatin Petoq në Fan të Mirditës, kur vëllezërit ishin duke ruajtur bagëtitë në mal.

Sipas policisë, duke luajtur me një armë tip automatik, nga pakujdesia, 15-vjeçari ka vrarë vëllain e tij.

Njoftimi i policise

Më datë 15.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan –  Mirditë , dyshohet se  2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se duke luajtur  me një armë zjarri automatik,   shtetasi E.T. nga pakujdesia  dyshohet se  ka vrarë vëllain e tij shtetasin D.T. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.

Arma e zjarrit automatik si dhe  2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Shtetasi E.T.,  babai i tij, si dhe  disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për  zbardhjen e plotë të  ngjarjes.

Të fundit