Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, vrasja ishte e paralajmëruar 3 vite më parë

Detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, vrasja

Janë bërë publike të tjera detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenit  64 vjçarit, Memli Begalli, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Dyshohet se viktima është qëlluar sapo ka  tentuar të hip në mjetin e tij ‘Land Rover’, ku autori i është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur. Dyshohet gjithashtu se  mes viktimës dhe atentatorit kishte njohje.

Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët e kanë gjetur pa jetë Begallin dhe kanë njoftuar policinë. Të pyetur nëse kanë dëgjuar të shtëna armës, ata thonë jo. Deklarata këto të cilat ngrenë dyshimet se vrasja është kryer me armë zjarri me selencator.

Shkak i vrasjes mendohet të kenë qenë borxhet, pasi Begalla kishte nën administrim disa biznese në Tiranë, ndërkohë është  shoqëruar një person në polici i cili kishte konflikte me viktimën.

Vrasja ka qenë e paralajmëruar, pasi tre vite më parë në të njëjtin vend ku ai mbeti i vdekur,  është djegur qëllimisht makina ‘Land Rover’ në pronësi të tij.

Të fundit