Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga atentati ndaj Preng Gjinit, eksplozivi ishte vendosur në anën e pasagjerit

Detaje të reja nga atentati ndaj Preng Gjinit, eksplozivi ishte vendosur

Detaje të reja janë zbardhur pas hetimeve të shpërthimit me eksplozit të automjetit ku ndodhej Preng Gjini, të cilit dyshohet se i është bërë atentat për ta vrarë .

Sipas forcave xheniere, nisur nga matjet në mjet, dyshohet se në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv, e cila ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit.

Gjithashtu bëhet me dije se makina me të cilën po lëvizte Gjini ishte në pronësi të kushëririt të tij, ndaj dhe eksplozivi ishte vendosur në anën e pasagjerit, pasi atentatorët kanë hamendësuar se ai do të ulej në sediljen krah shoferit.

Por, për rrethana që ende nuk dihet, mbrëmjen e djeshme ai lëvizi i vetëm në makinë, në pozicionin e drejtuesit të mjetit.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se gjendja e 51-vjeçarit Preng Gjini paraqitet jashtë rrezikut për jetën, teksa dëmtimet më të mëdha i ka marrë në pjesën abdominale.

Pavarësisht forcës së madhe shpërthyese, Gjini nuk ka marrë dëmtime shumë serioze, sepse i ka shërbyer si mburojë motori i makinës.

Mësohet se që prej vdekjes së të vëllait, 51vjeçari ka jetuar i fshehur, pasi i druhej një atentati. Pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Tiranë, ndërsa 2 vajzat e tij dhe bashkëshortja jetojnë në Amerikë.

Ai kryente levizjë shumë të pakta në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

Dy të plagosurit e tjerë që ishin kalimtarë, italiani dhe 14 viecari kanë lënë spitalin. Nga familja Reçi, disa persona janë shoqëruar në polici, por ende nuk ka prova kundër tyre.

Të fundit