Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga ekspertiza mjeko-ligjore: Astori nuk vdiq në gjumë, ai mund të kishte shpëtuar

Detaje të reja nga ekspertiza mjeko-ligjore: Astori nuk vdiq në

Pas 3 muajsh nga vdekja e ish-kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, kanë dalë edhe teza të reja mbi rrethanat e ngjarjes.

Një detaj i zbuluar së fundi në ekspertizën mjekoligjore nga profesorët Carlo Moreschi dhe Gaetano Thiene, ekspertë të ngarkuar në detyrë nga prokurorja publike Barbara Loffredo, që kanë punuar prej një kohe të gjatë, hedh poshtë tezat e publikuara prej 4 marsit mbi atë se çfarë i ndodhi kapitenit të Fiorentinës, teksa u gjet në dhomën e tij të hotelit në Udine, përpara ndeshjes në “Friuli” mes Udinezes dhe Fiorentinës.

Sipas raportimeve u mësua se Davides i ishin ngadalësuar rrahjet e zemrës, deri në pushimin total të saj, gjë që praktikisht nënkupton që mbrojtësi 31-vjeçar mund të ketë vdekur në gjumë.

Por siç raporton “Corriere della Sera”, detaji i zbuluar së fundmi ka të bëjë me atë që quhet si “takiaritmi”, që do të thotë përshpejtim i papritur i rrahjeve të zemrës, derisa ajo është ndalur.

Sipas ekspertëve, atë natë Astori mund të jetë zgjuar dhe ndoshta do të mund të shpëtohej nëse në dhomë do të kishte dikë të gatshëm për të dhënë alarmin. Dy profesorët mjekoligjorë theksojnë se bëhet fjalë për një episod të dhunshëm patologjik që ai nuk e ka shfaqur kurrë më parë.

Të fundit