Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga ekzekutimi i 53-vjeçarit në Shkodër, roli i tre personave të përfshirë në ngjarje

Detaje të reja nga ekzekutimi i 53-vjeçarit në Shkodër,

Kanë dalë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur të premten e 10 gushtit në Shkodër ku 53-vjeçari Fatbardh Lici u ekzekutua me armë teksa ndodhej në një lokal.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se tre janë personat e përfshirë në këtë ngjarje. Mësohet se i dyshuari i parë është personi që njoftoi autorin se Fatbardh Lici do të ishte në kafene. Ndërsa, i dyshuari i dytë si bashkëpunëtor, është personi që e priti autorin pas krimit, ku edhe dogji makinën tip “Benz”, e cila dyshohet se ishte vjedhur në Tiranë.

Ndërsa mendohet se ekzekutori të ketë qenë vrasës me pagesë.

 

 

Të fundit