Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga ekzekutimi në ish-Bllok, Elvana Gjata u kthye dy herë në lokal pas sherrit

Detaje të reja nga ekzekutimi në ish-Bllok, Elvana Gjata u kthye dy

Zbardhen detaje të reja sa i takon ngjarjes së 4 tetorit në lokalin ‘Monopol’ në ish-Bllok në Tiranë.

Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë 26-vjeçari Fabian Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljon Hato, pas një konflikti me Ervin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës.

Mirëpo, duket se kamerat e sigurisë të bizneseve pranë lokalit ‘Monopol’ kanë zbardhur lëvizjet e këngëtares pas sherrit mes palëve.

Sipas ‘balkanweb’, Elvana ka hyrë dy herë në lokal, pas këtij momenti, si duket për të qetësuar të dashurin e saj dhe për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit mes Matës dhe Ervis Martianjt.

Kujtojmë se këngëtarja prej ditës së djeshme është shpallur në kërkim nga prokuroria, e cila kërkon që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.

Ajo u largua vetëm disa orë pas ngjarjes nga Shqipëria përmes Rinasit, ndërsa aktualisht i shpallur në kërkim është edhe i dashuri i saj Ervin Mata, bashkë me miqtë e tij komandon Mevjol Bilo dhe Fabian Allushi.

Të fundit