Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga lëndimi i 140 militantëve në mitingun e PD, mjekët: Dyshohet për helmim me lëndë kimike

Detaje të reja nga lëndimi i 140 militantëve në mitingun e

Të paktën 140 persona, mes tyre edhe kreu i Partisë Demokratike janë paraqitur në spital pas mitingut të çeljes së fushatës ditën e shtunë përballë kryeministrisë. Qytetarët kanë kanë shfaqur simptoma të helmimit si skuqje dhe djegie të syve, lotim, irritim të lëkurës, vështirësi të lehtë në frymëmarrje, marramendje e dhimbje koke.

 Sipas ‘Panorama’, pjesa dërrmuese e tyre, sipas mjekëve, pas mjekimit ambulator janë larguar, ndërsa 14 pacientë gjenden ende të shtruar në pavijonin e okulistikës. Një fakt i tillë është konfirmuar dje edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Duke e konsideruar incident atë që mund të ketë ndodhur në aktivitetin e hapjes së fushatës elektorale të PD të shtunën mbrëma, Ministria e Shëndetësisë mbetet e rezervuar në parashtrimin e shkaqeve, duke pohuar veç që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë sipas mjekëve dyshimet e para janë për një rrezatim të fortë, por shkohet edhe më tej, duke aluduar mbi përdorimin e lëndëve kimike, gjë që mund të këtë sjellë helmimin e mbështetësve të opozitës. Nga ana e ekipit mjekësor të shërbimit të okulistikës, që ka asistuar në mjekimin e pacientëve, dhënia e informacionit është e kufizuar. Duke na kërkuar që të ruajmë anonimatin, mjekët bëjnë me dije se më të prekur kanë qenë ata që kanë qenë afër podiumit. Alarmi sipas tyre është dhënë në mesnatën e së shtunës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës. Por gjatë ditës numri i pacientëve ka ardhur në rritje, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë fëmijë të dëmtuar. “Aktualisht janë 14 që mbahen në observim. Pjesa më e madhe prej tyre janë në moshën mbi 50 vjeç, 4 nga të shtruarit u takojnë grupmoshave nga 22 deri në 30 vjeç dhe 1 prej tyre është 18 vjeç. Nuk ka pasur asnjë fëmijë të dëmtuar”, shprehen mjekët.

Të pyetur se për çfarë dyshohet paraprakisht, ata zgjedhin të heshtin, duke ia lënë fjalën e fundit Institutit të Mjekësisë Ligjore. Sa i takon situatës në rrethe, sipas Ministrisë së Shëndetë­ sisë, në Elbasan janë paraqitur 4 raste, si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 me të njëjtën diagnozë.

 

 

 

Të fundit