Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga mbledhja e Këshillit Politik, Rama: I qëndrojmë Marrëveshjes së 5 qershorit, nuk ndalojmë koalicionet

Detaje të reja nga mbledhja e Këshillit Politik, Rama: I

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ku pas rreth 3 orësh, mbledhja është ndërprerë me kërkesë kryeministrit, për 10 minuta, ndërsa menjëherë pas rinisjes fjalën e ka marrë Rama.

Ai është shprehur se i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit, por e vetmja gjë që kërkohet është diskutimi i listave të hapura.

“I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit. Marrëveshja duhet miratuar, por për tu miratuar duhen votat në Kuvend, që ne si mazhorancë nuk i kemi. Në bisedimet me opozitën parlamentare kemi dakordësuar për hapjen e listave. Ajo çka kërkojmë është hajdeni ulemi dhe me sa më shumë dakordësi të reflektojmë në kod këtë sanksionim të hapjes së listave që vjen nga ndryshimi i kushtetutes. Ne nuk ndryshojme as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është që po hapim listat. Edhe për hapjen e listave hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si të garantojmë kuotën gjinore sa më mirë.

Nuk ndalojmë koalicionet por formë grupimi që të mundësojë hapjen e listave dhe të mos ndërlikojë administrimin. Pra nuk ju ndalon njeri të bëni aleancat tuaja. Korrektimi në Kod i përket vetëm pjesës së hapjes së listave dhe nuk cënon përmbajtjen e dokumentit. Por në një koalicion siç i bën gjithë Evropa dhe jo si modeli ynë i deritanishëm që se ka askush”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, asnjë nga palët nuk ka lëvizur nga pozicioni fillestar.

https://politiko.al/zbardhen-debatet-ne-mbledhjen-e-keshillit-politik-me-dyer-te-mbyllura-5-qershori-nuk-duhet-te-preket-ps-e-firmosi/

Të fundit