Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga mega-operacioni me 20 shqiptarë të arrestuar në Itali, kapet sasi e madhe droge me vlerë 15 mln euro

Detaje të reja nga mega-operacioni me 20 shqiptarë të arrestuar

Zbardhen detaje të reja mega-operacioni i zhvilluar në orët e vona të natës së mbrëmshme në Bari të Italisë. Në kuadë rtë operacionit të koduar “Shefi” janë shkatërruar dy grupe kriminale, duke vënë në pranga 43 persona, mes tyre 20 shqiptarë, të tjerë italianë dhe dy rumunë.

Sipas medieve italiane, referuar burimeve nga policia, në sajë të këtij aksioni ku u angazhuan rreth 200 efektivë policie të koordinuar nga antimafia italiane, janë sekuestruar rreth 2.3 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, kokainë dhe heroinë.

Vlera e drogës në treg arrinte në 15 milionë euro. Sipas medieve vendase, të arrestuarit operonin përmes mjeteve lundruese në Bari dhe në Puglia, ndërsa trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Disa prej të arrestuarve shqiptarë, mësohet se janë kapur edhe më herët nga policia, kryesisht për vrasje dhe trafik lëndësh narkotike.

 Emrat e shqiptarëve të arrestuar

1-Dritan Naci, 31 vjeç

2-Mariglen Shusha, 31

3-Marlian Aliaj, 22, i arrestuar edhe më parë për trafik droge  

4-Andi Peshku, 24

5-Vullnet Daci, 28

6-Gezim Bircaj, 53, i arrestuar edhe më parë për trafik droge në Itali

7-Malton Lleshi, 34, i arrestuar edhe më parë për trafik droge  

8-Fiqiret Seferi, 53, i arrestuar edhe më parë për vrasje

9-Ernest Peza, 26

10-Leonidha Sejdiaj, 51

11-Elton Ismaili, 38, i arrestuar edhe më parë për trafik droge  

12-Ferhat Hajdini, 44

13-Vullnet Cila, 38

14-Shpetim Shehi, 38

15-Donial Drolli, 28

16-Ibrahim Xhihani, 25

17-Ergen Seferi, 27

18-Arian Kërtusha, 47, i arrestuar edhe më parë për trafik droge

19-Senat Hallunaj, 22

20-Hamid Seferi, 24

 

               

 

Të fundit