KRYESORE

Detaje të reja nga mega-operacioni me Italinë, zona shqiptare nga vinte ngarkesa dhe kush ishte “Shefi” që kapi 43 persona e 2.5 ton drogë në Bari

Detaje të reja nga mega-operacioni me Italinë, zona shqiptare nga

Zbardhen detaje të reja nga mega-operacioni i mbrëmjes së 14 marsit të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Nga ky aksion i madh u arrestuan 43 persona, 19 prej të cilëve shqiptarë, ndërsa dy të tjerë të shpallur në kërkim. Po ashtu, u sekuestruan në zonën e Puglia-s dhe Barit një sasi e madhe prej 2.3 ton lëndë narkotike, kryesisht kanabis, si dhe 1 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka dalë në një konferencë të përbashëkt me Ettore Cardinali, prokurori Italian nga antimafia e Barit. Ata dhanë detaje nga ky operacion, për të cilin thanë se hetimet po vijojnë për kapjen e të tjerë personave të përfshirë.

 “Më 14 mars në vendin tonë dhe Itali urdhër-arresti për 21 shqiptarë, 19 të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim, që operonin ne fushat e trafikimit të drogës për kanabis sativa në Shqipëri dhe Itali.

Gjatë hetimeve në vite 2016-2017 u kapën 2.5 tonë kanabis sativa, një kg kokainë dhe një heroinë. Arrestimi i disa prej tyre erdhi nga hetimet e përbashkëta nga gjykata e shkallës së parë të prokurorisë së krimeve të rënda dhe prokurorisë së Barit në Itali.

Në 2017 mes dy prokurorive pati një marrëveshje për bashkëpunim mes tyre. Nga shkëmbimi i informacioni me italianët  rezultoi se Mariglen Shushaj, Malton Lleshi  Donjal Drolli, dhe Hamit Seferi ishin pjesë e një grupi kriminale që veproni me Italinë në fushën e trafikimit.

Nga provat italiane dhe puna e përbashkët u bë i mundur vendndodhja e tyre dhe u bë arrestimi i tyre më datë 14 mars.

Në këtë aksion morën pjesë oficerë të policisë së shtetit, të prokurorisë dhe DIA. Shënon finalizimin e një bashkëpunimi të suksesshëm mes autoriteteve tona.

 Është hera e parë që në një operacioni të tillë marrin pjesë edhe oficerë të DIA-s, të cilët treguan frymë bashkëpunimi. Sjellim në vëmendje se hetimet janë në vijim ndaj trafikut të narkotikëve mes dy vendeve”, u shpreh Hajdarmataj.

Nga ana tjetër, detaje të reja ka dhënë edhe prokurori italian, Ettore Cardinali. Ai tha se hetimet vijojnë dhe se droga mendohet se vinte nga Orikumi.

“Jam këtu për të verifikuar raportet e mira që janë vendosur me Prokurorinë për krimet e rënda nga 2017 që bëhet fjalë për skuadrën investigative të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Kemi konstatuar bashkëpunim të frytshëm që ka çuar në një sukses të madh në kapjen e këtyre personave që kishim lokalizuar në territorin shqiptar. Bashkëpunimi do vazhdojë, shkëmbimi i informacioneve, do të lejojë të kemi një nivel hetimesh më të larta. Mendojmë se droga erdhi nga zona e Orikumit në Shqipëri”, tha prokurori italian.

Në konferencën për mediat, gazetarët i kanë drejtuar pyetjen prokurorit italian se cili është kuptimi real i kodimit të operacionit “Shefi”.

“Ky organizim ka ardhur nga lart. Nuk u mjaftuam vetëm me personazhet që kishin drogën në Itali, por donim të gjenim përgjegjësinë në peronat që e dërgonin drogën. Nuk ka të bëjë me emrin e ndonjë personit, por është thjeshtë emër operacioni. Kjo sepse në vijim të hetimeve janë vënë nën hetim dy organizata ndërkombëtare. Njëra që bën shefin , pra drejtonte në Bari lëndën narkotike, tjetra në jug të Barit por ishin dy organizata të ndryshme”, tha Cardinali.

Shqiptarët e arrestuar 

1-Dritan Naci, 31 vjeç

2-Mariglen Shusha, 31

3-Marlian Aliaj, 22, i arrestuar edhe më parë për trak

droge

4-Andi Peshku, 24

5-Vullnet Daci, 28

6-Gezim Bircaj, 53, i arrestuar edhe më parë për trak

droge në Itali

7-Malton Lleshi, 34, i arrestuar edhe më parë për trak

droge

8-Fiqiret Seferi, 53, i arrestuar edhe më parë për vrasje

9-Ernest Peza, 26

10-Leonidha Sejdiaj, 51

11-Elton Ismaili, 38, i arrestuar edhe më parë për trak

droge

12-Ferhat Hajdini, 44

13-Vullnet Cila, 38

14-Shpetim Shehi, 38

15-Donial Drolli 

16-Ibrahim Xhihani, 25

17-Ergen Seferi, 27

18-Arian Kërtusha, 47, i arrestuar edhe më parë për trak

droge

19-Senat Hallunaj, 22

20-Hamid Seferi, 24

Të fundit