Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Vlorë, nënë e bir me plagë në trup, dyshohet për vrasje

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Vlorë ku humbën jetën nënë e bir. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktimat, 73-vjeçarja dhe djali i saj 43 vjeçar, kanë shenja dhune në trup, çka ngre dyshimet se ata mund të jenë vrarë.

43-vjeçari ka një të çarë në kafkë, ndërsa e ëma, ka shenja dhune në fyt.

Policia dyshon se kemi të bëjmë me vrasje, ndërsa për të fshehur ngjarjen, autorët i kanë vënë flakën banesës.

Të fundit