Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga rrëzimi i avionit në Moskë, u mori jetën 71 personave

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me rrëzimin e avionit rus i cili u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, në Jug-Lindje të Moskës.

Mësohet se 10 minuta pasi avioni ishte ngritur nga aeroporti i Moskës, është rrëzuar duke sjellë vdekjen e 71 personave në bord, ku 6 prej tyre ishin pjesë e stafit të avionit, ndërsa bëhet me dije gjithashtu se asnjëri prej tyre nuk kishte mundësi shpëtimi.

Dëshmitarët tregojnë se panë pjesë të avionit të përfshira nga flakët të cilat binin në sipërfaqe të mbuluara nga bora.

Pas aksidentit tragjik dolën dhe pamjet e rrëzimit, ndërsa po vijohet ende të punohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Të fundit