Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga sherri me dy të vdekur në Durrës, si nisi konflikti mes tyre

Detaje të reja nga sherri me dy të vdekur në Durrës, si nisi

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë në Rrushkull të Durrësit, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas sherrit me thika.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pranë një rezervati të zonës, ku palët në konflikt punonin si roje.

Si pasojë e goditjeve me thikë kanë humbur jetën shtetasit Lulzim Qano, rreth 40 vjeç dhe Yzedin Shollari, 60 vjeç,  ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Eduard Xhaferri., 50 vjeç.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se tre personat, punonjës të një rezervati në Rrushkull u konfliktuan për parkimin e një automjeti.

Yzedin Shallari dhe dhe  Eduart Xhaferri janë konfliktuar me Lulzim Qano i cili sipas të dhënave paraprake të policisë ka kërkuar lirimin e vendit të parkimit. Fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku të tre personat, viktima dhe dy të plagosurit kanë goditur njëri tjetërin

 

Të fundit