Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga shpërthimi në Tiranë, 2 mijë euro një celular-minë, ç’gjeti policia në servis   

Detaje të reja nga shpërthimi në Tiranë, 2 mijë euro

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i ditës së djeshme në një servis celularësh pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë.  Ndërsa personi që mbeti i plagosur nga shpërthimi, Gentian Hoxha 34 vjeç është vënë nën arrest teksa ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, policia ka bërë edhe një kontroll në servisin e telefonëve.

Sipas policisë, në servis pas shpërthimit u gjetën dy kapsollë përcjellës, pluhur tritoli, një mikroskop që përdorej për montimin e bombave, si dhe tre detonatorë.

Po ashtu, sipas policisë, Gentian Hoxha kishte marrë porosi për prodhimin e minave me celularë dhe një të tillë e shiste për 2 mijë euro.

Mirëpo, gjatë procesit të punës, duket se jo çdo gjë ka shkuar mirë dhe i ka shpërthyer mina në dorë. Për pasojë, 34-vjeçari, i cili është arrestuar për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, ka humbur gishtat e dorës dhe ka marrë plagë në fytyrë e pjesë të tjera të trupit.

Ngjarja ndodhi dje në mesditë, ndërsa mësohet se gjatë punës, Hoxha e kyçte derën me çelës nga brenda, me qëllim që askush mos të ndërhynte gjatë kohës që ai punonte për montimin e minave.  

Të fundit