Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga skandali “Xhafaj”/ Publikohet numri dhe biseda e re e Agronit me Albert Veliun

Detaje të reja nga skandali “Xhafaj”/ Publikohet numri dhe

Emisioni “Ajsberg” në ‘FaxWeb’ ka sjell sonte detaje të reja mbi investigimin për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në emisionin është publikuar me video momenti kur Albert Veliu kontakton Agron Xhafaj ku del emri dhe numri i vëllait të ministrit.

Gazetari Jetmir Olldashi dhe dëshmitari Albert Veliu pasi shkojnë në fshatin Tragjas të Vlorës për të siguruar drogë dhe flasin me kryeplakun, ata nisen drejt lokalit të Agron Xhafajt por që nuk e gjejnë aty.

Albert Veliu: Shoku, për mua do qe mirë të takonim atë Agronin, e kam marrë në telefon tre herë.

Kështu ‘Babalja’ vendosë ta marrë në telefon Agron Xhafajn ku e thërret me nofkën “Pasha”.

Gazetari Olldashi i thotë se ai e kishte marrë tre herë deri tani dhe nuk ishte përgjigjur.

Olldashi: Po ti e kërkove tre herë atë atje ta merrje dhe në telefon.

Babalja i bie në telefon Agron Xhafës.

Ky është një detaj mjaft i rëndësishëm pasi kur u publikua audiopërgjimi nga PD, personazhe nga mazhoranca por edhe analistë, u shprehën se nuk dukej numri dhe emri se kujt po i telefononte Albert Veliu.

Taulant Balla pranon skandalin: Dënimin e Agron Xhafajt e dinim që në vitin 2012-të; u gjend në vendin e gabuar

Të fundit