Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit, u qëllua me 14 plumba me silenciator  

Detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit, u qëllua me 14 plumba

Policia ka zbardhur detaje të reja për vrasjen e 33-vjeçarit Klevis Kapllani, i cili u gjet mëngjesin e sotëm pa shenja jete në një automjet, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Mësohet se Kapllani kishte pasur probleme me drejtësinë italiane, teksa ishte marrë me trafikim lëndësh narkotike, çështje për të cilën ishte dënuar edhe me burgim.

Para dy vitesh 33-vjeçari ishte kthyer në Shqipëri, ishte martuar dhe kishte edhe një fëmijë.

Viktima kishte dalë mbrëmë për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më në banesën e tij. Po ashtu, nga të dhënat e grupit hetimor, dyshohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku, pasi në trupin e tij janë gjetur rreth 14 plumba, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu dyshohet se ai është qëllur me pistoletë me selinciator, por ende priten detajet nga eksperiza.

Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me nje vrasje për larje hesapesh, por mësohet se në zonë nuk ka pasur konflikte.

Të fundit