Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga vrasja e Arben Bilalit, e ndoqën me makinë deri afër shtëpisë

Detaje të reja nga vrasja e Arben Bilalit, e ndoqën me makinë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Arben Bilalit, ditën e djeshme në Selitë. Mësohet se ish-polici Bilali u ndoq me një makinë nga zona e njohur si “Vasil Shanto” deri tek shtëpia e tij.

Bëhet me dije se atentatorët kanë ruajtur makinën me të cilën lëvizte Bilali bashkë me një shok të tij dhe sapo zbriti nga makina u qëllua me një automatik. Arma ishte modifikuar me silenciator, ndërsa ndaj ish-policit është qëlluar më shumë se 15 herë, nga një distancë 5 metra.

Makina tip “Mercedez Benz” ishte me targa të falsifikuara. Ndërsa policia ka sekuestruar më shumë se 30 kamera sigurie që tregojnë dinamikën e ndjekjes së Arben Bilalit. Ndërsa Bilali ishte pasagjer në një mjet tip "Golf".

Të fundit