Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga vrasja e vëllezërve në Shkodër/ Njëri prej tyre i armatosur, ka qëlluar në drejtim të atentatorëve

Detaje të reja nga vrasja e vëllezërve në Shkodër/

Dalin detaje të reja nga vrasja me armë zjarri e dy vëllezërve Bilali, mëngjesin e së shtunës, në Shkodër. Bëhet me dije se njëri prej tyre ka qenë i armatosur.

Astrit Bilali, i cili humbi jetën si pasojë e atentatit, në momentin kur është qëlluar me armë nga autorët, ka nxjerrë një pistoletë që e mbante me vete.

Bilali ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë, por e ka patur të pamundur që të shënjestrojë autorët, pasi ai ishte plagosur. Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar të paktën 30 persona për ngjarjen e një ditë më parë.

Ata janë marrë në pyetje, por asnjë prej dëshmive nuk është e vlefshme për të çuar tek zbulimi i autorëve.

Të fundit