Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga vrasja në Kamzë, si u përlesh viktima me autorët në sy të djalit 6-vjeçar

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e një nate më parë në Kamzë, ku dy persona qëlluan për vdekje pronarin e një marketi dhe plagosën bashkëshorten e tij, gjatë një tentative grabitje.

Sipas të dhënave nga policia në “News 24”, Agim Buci u qëllua në gjoks, ndërsa u përlesh me dy agresorët. Këta të fundit i kërkuan xhiron ditore të marketit, por 52-vjeçari refuzoi t’ua jepte. Gjatë përleshjes, ka ndërhyrë edhe Merita Buci duke qëlluar autorët me thikë, por këta të fundit e kanë qëlluar me një plumb në këmbë, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut.

E gjithë skena ka ndodhur në prani të fëmijës 6-vjeçar të çiftit, i cili ndodhet nën trajtimin e psikologëve. Mësohet se marketi i tyre ndodhej në oborrin e shtëpisë së çiftit që kishte gjithsej  4 fëmijë.

Po ashtu, mësohet se autorët ishin të veshur me bluza sportive dhe kapele dhe aktualisht janë në kërkim nga policia, e cila ka sekuestruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë së marktetit ku ndodhi ngjarja.

Policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra për këdo që ka informacion për vendndodhjen e dy autorëve.

Të fundit