Flash News

KRYESORE

Detaje të reja për 25-vjeçarin e ndaluar me 800 mijë euro dhe 2 patenta me emrin e Tahirit

Detaje të reja për 25-vjeçarin e ndaluar me 800 mijë euro

Zbulohen detaje të reja sa i përket denoncimit të bëra nga kreu i opozitës Lulzim Basha për ndalimin e shtetasit O.S nga policia e Elbasanit.

Burime policore konfirmojnë për Politioko.al se 25-vjeçarit i janë gjetur 800 mijë euro në makinën me të cilën po udhëtonte si dhe dy leje drejtimi në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Burime të sigurta bëjnë me dije se 25-vjeçari Sota është shok i shoferit të Saimir Tahirit.

Fillimisht ai nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar ndërsa më vonë është bërë e mundur ndalimi i tij. Policia e Elbasanit thotë se këtë ngjarje e ka raportuar në Prokurori.

Të fundit