Flash News

KRYESORE

Detaje të reja për aksidentin fatal të Sala, piloti nuk kishte kualifikimet e duhura

Detaje të reja për aksidentin fatal të Sala, piloti nuk kishte

Edhe pse trupi i futbollistit Emiliano Sala u gjet pas aksidentit ajror, hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike kanë vazhduar, duke nxjerrë në dritë detaje të reja.

Sala dhe piloti i avionit “Pajper Malibu”, David Ibotson, ranë në ngushticën e La Manshit dhe trupi i këtij të fundit nuk është gjetur ende.

Dega e hetimeve të aksidenteve ajrore ka publikuar raportin ku saktësohet se në aksidentin që solli vdekjen e futbollitsit 29-vjeçar, avioni ka rënë në det dhe është ndarë në tre pjesë teksa mungon pjesa e bishtit të mjetit fluturues. Kjo tregon se piloti është përpjekur të reagojë ndaj rënies fatale.

Gjithashtu, piloti David Iboston, nuk kishte kualifikimet e duhura. Ai ishte i pajisur me patentën e fluturimeve komerciale, por vetëm me atë të fluturimeve privare, ndaj nuk ishte i autorizuar të kryente fluturime të një largësie të tillë. Kërkimet për gjetjen e trupit të Ibotson po vijojnë ende.

Të fundit