Flash News

KRYESORE

Detaje të reja për arrestimin e Stresit, çfarë deklaroi dy ditë më parë në Prokurori i ati, Sali Lushaj

Detaje të reja për arrestimin e Stresit, çfarë deklaroi dy

Zbardhen detaje të reja sa i takon arrestimit të reperit Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi.

Sipas report tv, këngëtari ishte nën përgjim prej një viti nga Policia e Tiranës. Po ashtu, pritet të ketë edhe arrestime të tjera, pasi Stresi akuzohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregtonin drogë në zonën e Ish-Bllokut.

Ç’deklaroi dy ditë më parë Sali Lushaj

Pak ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi Sali Lushajn si “Banda e Sali Berishës”.

Lushaj, babai i reperti Arkimed Lushaj nuk e ka pranuar këtë akuzë dhe dy ditë më parë e ka paditur në Gjykatën e Tiranës deputetin Balla.

Mësohet se Lushaj  ka kërkuar 2 milionë lekë dëmshpërblim nga Balla.

Kujtojmë që Sali Lushaj dhe i biri Stresi kanë protestuar shpeshherë ndaj vendimeve të qeverisë. Së fundmi, ata ishin të pranishëm në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, ku Lushaj u përplas dhe me policinë.

Të fundit