Flash News

KRYESORE

Detaje të reja për kompaninë ‘Bastarena’: 30% e aksioneve të regjistruara off-shore, administratori i panjohur

Detaje të reja për kompaninë ‘Bastarena’: 30% e

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani e ftuar në "360 Gradë" në Ora Neës, bëri me dije se kompania e vetme e licencuar për bastet online është me bazë në Durrës, ndërsa 30% e kapitalit është me bazë në Karaibe.

“Kompania që ka marrë licencës, po, 30% është off shore, 70% është një kompani ndërtimi në Durrës. Administrator është një person që unë nuk i kam gjetur ndonjë rekord. Ilis Hasanbelliu. Ky 30% është në një ishull në Karaibe. Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë disa persona nga Turqia që janë shumë të rinj në moshë dhe të panjohur. Është e vetmja kompani në Shqipëri e licencuar”, u shpreh Bogdani.

Të mërkurën, ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar qytetarit dixhital, denoncoi se ‘Bastarena’ i përket Olsi Ramës, Vangjush Dakos dhe Gaz Demit.

“Bastarena” sfidon vendimin e Ramës, reklamon aktivitetin në ekipin e futbollit

Të fundit