Flash News

KRYESORE

Detaje të reja për plagosjen e ushtarakut në Vaun e Dejës, shkaku i sherrit një femër

Detaje të reja për plagosjen e ushtarakut në Vaun e Dejës,

Pas plagosjes së  ushtarakut në Vaun e Dejës kanë dalë detaje të reja. Policia ka shpallur në kërkim autorin, Pashk Gjoni që qëlloi mbi ushtarakun. Nga hetimet dyshohet se mes tyre ka pasur konflikt për një vajzë. Autori qëlloi mbi krushkun e tij, ku sapo ishin larguar nga lokali ku pinë kafe bashkë.

Policia shpalli në kërkim Pashk Gjonin të dyshuar për sulmin me armë zjarri ndaj 23-vjeçarit Emiljan Zefit. I plagosuri, i cili ishte ushtarak, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Njëri plumb i ka prekur arterien kryesore në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Vau i Dejës – Hajmel. Autori i doli para shënjestrës së atij që po largohej në drejtim të shtëpisë me makinë. Ndërkohë që dëshmitarët kishin parë bashkë në një lokal të Vaut të Dejës Zefin dhe Gjonin.

Ata janë ndarë qetësisht nga njëri-tjetri dhe zhvillimet e mëvonshme kanë befasuar dhe familjet e tyre.

Dëshmitarët i thanë policisë që nuk ishin në dijeni të një konflikti mes të rinjve. I plagosuri ndodhet ende në rrezik për jetën.

Hetuesit nuk e kanë marrë akoma në pyetje. Por që dyshojnë se palët janë përplasur për një femër.

Ngjarja

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, ndërsa një 23-vjeçar u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë mbeti i plagosur. Fjala është për Emiljano Zefi, polic ushtarak. Nga sa mësohet, ai ka marrë një plumb në arterie.

Menjëherë pas ngjarjes Zefi është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku edhe i është nënshtruar një operacioni.

Ndërkohë, bëhet e ditur se autori është Pashke Gjoni, kushëri me të plagosurin. Policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen sa më të shpejtë të tij. Nuk dihen arsyet që kanë çuar Gjonin të plagosë kushëririn e tij.

Të fundit