Flash News

KRYESORE

Detaje të reja për Shkëlzen Çordjan, hetimet: Gardisti festoi një natë para ngjarjes

Detaje të reja për Shkëlzen Çordjan, hetimet: Gardisti

Ndonëse një ngjarje hermetike dhe deri tani e mistershme sa i takon rrethanave, detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e Shkëlzen Çordjas, gardistin i cili u gjet i vdekur dje në mëngjes në garazhin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, ku ai punonte.

Deri tani policia zyrtarisht konfirmon se dyshimet më të forta lidhen me mundësinë e vetëvrasjes, pasi pranë tij i kanë gjetur armën e shërbimit, ndërsa në vendin e ngjarjes 3 gëzhoja plumbash. Ai vdiq me një plumb në kokë.

Sipas burimeve policore i ndjeri rezulton se pak orë para se të parkonte automjetin ku u vetëvra në mjediset e gardës, ka qenë duke festuar në një nga klubet e natës në Tiranë.

Ky version konfirmohet edhe nga të afërm të 31-vjeçarit, i cili sipas tyre kishte postuar edhe video në rrjetet sociale.

Deri tani nuk ka ende një pistë të qartë zyrtare lidhur me këtë ngjarje.

Të fundit