Flash News

KRYESORE

Detaje të reja/ Policia greke qëlloi për vdekje shqiptarin, në vendngjarje u gjetën 6 çanta me kanabis dhe dy automatikë

Detaje të reja/ Policia greke qëlloi për vdekje shqiptarin,

Mësohen të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në një zonë malore të Janinës ku policia greke qëlloi për vdekje një shtetas shqiptar.

Sipas medias greke ‘Zoougla.gr’, policia ka pikasur disa persona të cilët po lëviznin në kufirin e gjelbër në territorin grek dhe që dyshohet se transportonin kanabis.

Mes policisë dhe trafikantëve ka pasur shkëmbim zjarri ndërsa është qëlluar për vdekje një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, si dhe ka mbetur i plagosur lehtë një polic grek.

Ngjarja ka ndodhur në orën 18:00, me orën greke, ndërsa policia është vënë në ndjekje të trafikantëve të tjerë.

Sipas medias greke ‘Zoougla.gr”, janë sekuestruar 6 çanta brenda së cilave u gjetën 100 kg kanabis si dhe dy automatik kallashnikov.

Të fundit