Flash News

KRYESORE

Detaje të tjera mbi atentatin në Vlorë, çfarë u gjet në makinën e djegur

Detaje të tjera mbi atentatin në Vlorë, çfarë u gjet

Detaje të reja janë zbuluar pas atentatit mafioz në zonën "Ujë të Ftohtë" në Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me breshëri, mbetën të vdekur dy persona dhe një tjetër u plagos.

Në makinën djegur, që autorët e përdorën gjatë atentatit, duke e braktisur më pas në fshatin Sherisht e duke i vënë flakën për humbjen e gjurmëve, janë gjetur dy armë kallashnikovë, të cilat mendohet se janë përdorur gjatë sulmit.

Sipas informacioneve, objektivi i atentatit ishte Armando Sulejmani, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy viktimat Orest Rexho, kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani, shoku i tij, ndodheshin rastësisht me të në makinë.

Armando Sulejmani  është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia. Në qytetin e Vlorës, njihet gjithashtu me nofkën “Çipuri”.

Ai ka qenë anëtarët i bandës së njohur të  “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim. Mësohet se Armando Sulejmani është dënuar me 20 vite burg për kryerjen e një vrasje, ndërkohë që ai ka fituar lirinë në vitin 2016.

Të fundit