Flash News

KRYESORE

Detaje të tjera nga sulmi me armë ndaj gazetares Lala: Disa nga plumbat hynë në dhomën e vajzave

Detaje të tjera nga sulmi me armë ndaj gazetares Lala: Disa nga

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se disa nga plumbat që u qëlluan mbi shtëpinë e prindërve të saj hynë edhe në dhomën, ku qëndronin dy vajzat e saj të mitura.

“Unë banoj në një apartament në periferi të Tiranës, në shtëpinë e prindërve e cila u godit unë shkoj dy ose tre herë në ditë. Dy vajzat e mija të mitura ishin në shtëpinë e prindërve të mi, unë nuk ndodhesha aty në ato momente. Sulmi ka ndodhur rreth 20 minuta pasi vëllai ka hyrë në banesë me makinën time. Plumbat kanë depërtuar në dhomën ku flinin dy vajzat e mitura”, pohoi gazetarja e kronikës që punon në Neës 24.

E ftuar në emisionin Opinion, Lala u shpreh dhe në lidhje me arsyet e sulmit, duke thënë se për të shkatërruar një gazetar, hapi i parë është ai i trembjes së tij/saj, përmes sulmit ndaj familjarëve.

Të fundit