Flash News

KRYESORE

Detaje/Aksident i rëndë në Durrës-Kavajë, makina merr përpara kalimtarët, dy të vdekur dhe një fëmijë i plagosur

Detaje/Aksident i rëndë në Durrës-Kavajë, makina merr

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën Durrës-Kavajë, në zonën e njohur si Mali i Robit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur kalimtarët.

Raportohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe është plagosur një fëmijë 8 vjeç me iniciale Xh.F., që është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Mësohet se viktimat, nusja me iniciale E.F., 34 vjeçe dhe vjehrri me iniciale Xh.F., 69 vjeç, ishin duke pritur në anë të rrugës për furgonat dhe autobusat e linjës kur makina i ka përplasur.

Policia ka shoqëruar shtetasin me iniciale H.K., i cili është drejtuesi i mjetit ‘Toyota’ me targë ‘AA686OL’ që shkaktoi aksidentin, dhe pasagjeren me inciale I.P., 30 vjeçe. Fillimisht ishte 30 vjeçarja që mori përsipër aksidentin, duke deklaruar se ishte ajo në drejtimin e makinës, por pas marrjes në pyetje në komisariat rezultoi se makinën e drejtonte pa patentë shtetasi H.K.

Të fundit