Flash News

KRYESORE

Detajet dhe kodet e fshehura të fustanit të aktores Priyanka Chopra

Detajet dhe kodet e fshehura të fustanit të aktores Priyanka Chopra
Mund të konsiderohet si dasma e vitit pasi është një ndër dasmat më të përfolura të 2018, përveç asaj të Meghan Markle me princin Harry. Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë martuar në një dasmë madhështore që ka zgjatur plot katër ditë me ceremoni të ndryshme. Në ditën e dytë të dasmës, Priyanka kishte veshur një fustan të bardhë që nxirrte në pah format e saj. Vetëm për të punuar dantellat e tij janë dashur 1,826 orë. Fustani i Priyankes kishte disa detaje dhe kode që kishin kuptime shumë të bukura dhe domethënëse. Në fustan ishte përfshirë një copëz nga fustani prej dantelle i vjehrrës së aktores, që kishte mbajtur gjatë martesës së vet. Po ashtu, tetë fjalë dhe shprehje: familje, shpresë, dhembshuri, dashuri, “Nicholas Jerry Jonas,” “1 dhjetor  2018” (data e dasmës), “Madhu & Ashok” (emrat e nënës dhe babait) dhe  “Om Namah Shivay” (një mantra hinduiste që evokon Lordin Shiva).
 
View this post on Instagram
 

Once upon a fairytale... @nickjonas Link in bio @people

A post shared by Priyanka Chopra Jonas (@priyankachopra) on

Të fundit