Flash News

KRYESORE

Detajet e reja nga atentati në 'Vasil Shanto', Preng Gjini i dyshuar për grabitjen e bankës në Mirditë

Detajet e reja nga atentati në 'Vasil Shanto', Preng Gjini i

Detaje të reja dalin në dritë pas hetimeve të deritanishme të kryera nga policia për atentatin e djeshëm ndaj Preng Gjinit, në zonën e ‘Vasil Shantos’ në Tiranë. E ftuar në “Real Story”, gazetarja Klodiana Lala bën me dije se përveç hasmërisë me familjen Reçi, familja Gjini dyshohet edhe për vrasjen e një polici.

Megjithatë, sipas gazetares së kronikës, hetuesit thonë se kjo ngjarje është përjashtuar nga policia si pistë e hetimit për atentatin.

“Familja Gjini ka pasur tjetër konflikt të hapur, por policia dyshon që s’ka lidhje. Pjesëtarë të këtij fisi kanë vrarë një punonjës policie Ndue Kaza, nëse s’gaboj. Hetuesit thonë se është histori e largët dhe e zgjidhur mes palëve…”, ka thënë ndër të tjera Lala, teksa shton se: “Preng Gjini në ‘97 ka qënë i dyshuar për grabitjen e bankës së Mirditës. Takova një nga ish drejtuesit e burgut dhe më tha që është shoqëruar, është mbajtur disa kohë i shoqëruar. Dikur ka qenë edhe punonjës i policisë së shtetit dhe më pas është amnistuar”.

Të fundit