Flash News

KRYESORE

Detajet e reja për vrasjen e biznesmenit Begalla: Nuk nxori nga burgu Serezin dhe ai e vrau

Detajet e reja për vrasjen e biznesmenit Begalla: Nuk nxori nga burgu

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që Ardjan Serezi dhe Denis Demiri, dy të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla më 16 shkurt në Tiranë, do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve.

Mirëpo në seancën e sotme për dhënien e masës së sigurisë kanë dalë të dhëna të reja për motivet e vrasjes së biznesmenit.

Sipas organit të akuzës, Ardjan Serezi, i cili është akuzuar nga Partia demokratike si një njeri i Tahirit, u kap me drogë dhe biznesmeni Begalla i premtoi lirim por nuk e mbajti fjalën dhe për këtë ai u hakmor duke e vrarë.

Ndërsa për të akuzuarin tjetër, Denis Demirin,  Prokuroria deklaroi se pas krimit ai hoqi maskën dhe u filmua nga kamerat e sigurisë pranë sheshit “Willson”, kjo gjë çoi në identifikimin e tij menjëherë pas krimit.

Ndërkohë avokati i Serezit, Saimir Visha deklaroi se për klientin e tij nuk ka asnjë provë që e lidh me vrasjen e biznesmenit dhe ka thënë se do të ankimojë masën e sigurisë, pasi Gjykata ka dëgjuar të gjitha pretendimet e palëve dhe ka vendosur t’i lërë në burg dy të akuzuarit.

Të fundit