Flash News

KRYESORE

Detajet/ Kontenierët me kokainë nga Greqia në Durrës, identifikohet oficeri i arrestuar, si e kuptuan trafikantët se po ndiqen nga policia

Detajet/ Kontenierët me kokainë nga Greqia në Durrës,

Zbardhet dosja e operacionit të policisë në Durrës, lidhur me dy dy kontenierët e pikasur fillimisht nga autoritetet greke në portin e Pireut që më 26 gusht të këtij viti.

Sipas ‘news 24’, pas kontrollit në kontenierë, në vendin kur montohen frigoriferë u gjetën dy ngarkesa me kokainë. Në të parin u gjetën 25 kg  231 gr kokainë dhe në të dytin 20 kg dhe 570 gr.

Dy kontenierët janë bllokuar nga autoritetet greke, më pas u bë arrestimi i disa personave. Njëherësh ata kanë informuar edhe autoritetet shqiptare, duke bërë që Prokuroria për Krimet e Rënda të nisë procedim penal, e po ashtu është ngritur një skuadër e përbashkët vëzhguese me Policinë e shtetit.

Sipas kësaj dosje, autoritetet greke lejuan të vijë sasia 1 kg drogë, kurse pjesën tjetër e zëvendësuan me oriz. Më pas i bashkangjitën edhe një GPS dhe më pas lejuan që kontenierët të nisen në drejtim Durrësit, për të rënë gjurmët e pritësve.

Kanë qenë 4 oficerë vëzhgimi në portin e Durrësit ata që qëndruan pa lëvizur para kontenirëve pasi u filmuan nga një pallat 10 katësh përballë portit.

Në dosje ka edhe pamje të lëvizjeve të personave të dyshuar.

Emri i parë i bërë publik është  Ardjan Bega, i cili është arrestuar bashkë me tre të tjerë. Bega, oficer i sigurisë në port, pritet të njihet sot me masën e sigurisë.

Po ashtu, mësohet se një tjetër person i shpallur në kërkim, G.M , ishte ai që i kërkoi ndihmë Begës për të tërhequr dicka në port.

Sipas dëshmisë së tij pas arrestimit, ai ka deklaruar se G. M e kuptoi  se diçka nuk shkonte pasi pa mbështjelljen e pakove.

“Ishim në makinë dhe kur arritëm te Shkëmbi i Kavajës ai na tha të mos flasim se në pako mund të kishte çip. Na tha se nuk ishte mbështejllja që kërkuam dhe menjëherë e hodhi nga makina”, ka thënë Bega, të cilit i ishte premtuar një shumë parash për tërheqjen e pakos nga kontenieri.

Po ashtu, një tjetër i arrestuar është identifikuar si Altin M., ndërsa në total janë dy oficerë të sigurisë në port që janë vënë në pranga.

Nga ana tjetër, kontenieri i dytë po mbahet nën vëzhgim dhe nuk është kontrolluar ende, por ka dyshime të forta se janë dëmtuar provat se në momentin  që do bëhej dorëzimi i pakove mund të shkonin edhe pritësit e drogës.

Të fundit