Flash News

KRYESORE

Detajet nga vrasja e biznesmenit në Tropojë, dy grupe të FNSH ‘blindojnë’ zonën

Detajet nga vrasja e biznesmenit në Tropojë, dy grupe të FNSH

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 47-vjeçarit Guxim Gjyriqi natën e mbrëmshme në Tropojë.

Mësohet se viktima u qëllua sapo kishte mbyllur lokalin e tij në lagjen ‘Partizani’.

Po ashtu, ai ishte edhe pronar i një karburanti në zonë. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve përreth, 47-vjeçari është qëlluar me breshëri armësh nga një mjet në lëvizje.

Dyshohet se atentatorët, ende të paidentifikuar, e kanë ruajtur viktimën dhe pasi e kanë qëlluar janë larguar në drejtim ende të paditur.

Gjyriqi nuk rezulton me precedentë të mëparshëm dhe policia po heton në disa pista për motivet e vrasjes.

Po ashtu, pas ngjarjes shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, Kukës dhe dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Të fundit