Flash News

KRYESORE

Detajet/ Nisin negociatat PS-PD, 18 maji pritet të rrëzojë përfundimisht 18 qershorin si datë e zgjedhjeve

Detajet/ Nisin negociatat PS-PD, 18 maji pritet të rrëzojë

18 qershori si data e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri pritet të rrëzohet përfundimisht më 18 maj. Politiko.al mëson se PS dhe PD kanë nisur negociatat për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike, e kërkuar kjo edhe nga zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Yee.

Negociatat janë duke u bazuar mbi paketën e David McAllister, e cila nuk u pranua fillimisht nga Lulzim Basha dhe më pas u rrëzua edhe nga Edi Rama.

Por burime për Politiko.al nga të dyja kampet bëjnë të ditur se nuk pritet të ketë një marrëveshje përfundimtare përpara 18 majit, datë kur do të shprehet Kolegji Zgjedhor për kërkesën e opozitës për çregjistrimin e listave të kandidatëve.

Në tre ditët e ardhshme të dyja partitë do të vijojnë negociatat për të arritur një marrëveshje përfundimtare që pritet të përjashtojë 18 qershorin si afat për zgjedhjet parlamentare nëse Rama kërkon realisht pjesëmarrjen e opozitës në votime, pasi kjo datë për PD-në dhe aleatët është e djegur ligjërisht.

Të fundit