Flash News

KRYESORE

 Detajet/ Pazaret e grupit të Avdylajve me laboratorin e heroinës në Has, Lul Berisha doli garant  

 Detajet/ Pazaret e grupit të Avdylajve me laboratorin e heroinës

Zbardhen detaje të reja nga arrestimet dhe operacionet e bujshme gjatë ditëve të fundit.

Sipas ‘News 24’, grupi kriminal i Avdylajve ishte porositës i laboratorit të heroinës në Has, i goditur tre ditë më parë.

Mësohet se ata ishin porositës të opiumit, ndërsa sasia e fundit ishte bllokuar nga policia. Nga ana tjetër, ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lul Berisha kishte marrë përsipër trafikun e drogës, i cili kishte si destinacion tregun Gjerman.

Kujtojmë se ditën e djeshme një aksion u ndërmor për arrestimin e Lul Berishës në vilën e tij në hyrje të Durrësit, por nuk u gjend asnjë gjurmë e tij.

Të fundit