Flash News

KRYESORE

Detajet/ Shpërthimi në ish-Bllok pranë biznesit të eventeve, policia jep alarmin: Rrezikojnë edhe bombola të tjera

Zbardhen detaje të reja lidhur me shpërthimin e pak minutave më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gazetarët e politiko.al informojnë se shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur pranë një biznesi që merrej me organizimin e eventeve dhe festave të ndryshme.

Mësohet se në flakë janë përfshirë bombolat që shërbenin për mbushjen e tullumbaceve me helium. Si pasojë, mbetën të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Nga ana tjetër, policia jep alarmin se po merren masat e nevojshme, pasi brenda në biznesin e përfshirë në tym e flakë ka të tjera bombola që rrezikojnë të shpërthejnë.

Alarmant është edhe fakti se ngjarja ka ndodhur fare pranë një karburanti të njohur në ish-Bllok.

Policia dhe zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka detaje mbi rrethanat.

Të fundit