Flash News

KRYESORE

Detajet, si u arrestua portieri Alban Hoxha pranë Parlamentit, policia e kapi në gjendje të dehur

Detajet, si u arrestua portieri Alban Hoxha pranë Parlamentit, policia e

Zbardhen detaje lidhur me arrestimin e portierit të Partizanit Alban Hoxha.

Shkak për arrestimin e tij u bë fakti se policia e kapi atë në gjendje të dehur, ndërsa drejtonte automjetin e tij në afërsi të Parlamentit, në rrugën “George W. Bush”, në Tiranë.

Gazeta ‘Panorama’ shkruan se referuar burimeve nga Policia e Tiranës sqarojnë se nga matja e nivelit të alkoolit me aparaturën “Drager”, ka rezultuar se portieri i Partizanit e kishte “shkelur” me pijet alkoolike.

Niveli i alkoolit, në të dy provat me test, ka rezultuar 0.52 miligramë për litër. E thënë ndryshe 0.22 miligramë për litër më shumë sesa niveli maksimal i lejuar për të drejtuar makinën, që është 0.30 miligramë për litër.

Në këto rrethana, Alban Hoxhës i është bërë e qartë nga efektivët Rrugorë që do të shoqërohej në Polici, për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Burimet thanë se kapiteni i Partizanit nuk ka bërë rezistencë, por ka dalë menjëherë nga automjeti, siç i është kërkuar dhe më pas është shoqëruar në drejtim të ambienteve të Komisariatit nr.1.

Të fundit