Flash News

KRYESORE

DETAJET/ Vendos PD, ja kur nis protesta në Kavajë dhe si do bllokohen qendrat e votimit

DETAJET/ Vendos PD, ja kur nis protesta në Kavajë dhe si do bllokohen

Pas takimit të zhvilluar me krerët e degëve, kreu i PD-së, Lulzim basha, ka marrë vendimin se kur do të nisë protesta e opozitës në Kavajë, më 7 maj, për bllokimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Sipas burimeve, protesta do të nisë në orën 11:00 të së dielës dhe pas fjalimit të Bashës në qendër të qytetit, protestuesit do të shpërndahen në mënyrë paqësore drejt qendrave të votimit, për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve.

Burime nga PD bëjnë të ditur për Politiko.al se parashikohet të jenë më shumë se 20 mijë protestues, të cilët do të kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe largimin e të inkriminuarve nga funksionet drejtuese.

“Luftë totale dhe kontroll fizik i territorit”, Basha zbardh planin e ‘mosbindjes civile’, çfarë pritet të ndodhë nga e hëna e 8 majit

Të fundit