Flash News

KRYESORE

Detaji që nuk u vu re; edhe kapiteni zviceran festoi me shqiponjën dy-krenare

Përveç dy lojtarëve me origjinë shqiptare, Granit Xhakës dhe sulmuesit Xherdan Shaqirit, edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner ka festuar golin e minutës së 90-të me shqiponjën dy-krenare, siç shihet në foton e mëposhtme të siguruar nga Politiko.al.

Mbrojtësi që aktivizohet me Juventusin ishte një ndër lojtarët më të mirë të takimit së bashku me katërshen shqiptare: Valon Behrmain, Granit Xhakën, Blerim Xhemailin dhe Xherdan Shaqirin.

Takimi u mbyll me rezultatin 2:1 për ekipin 'helvetik', i cili kryeson grupin E së bashku me Brazilin; secili ekip ka 4 pikë, ndërsa në vendin e tretë renditet Serbia me 3 pikë dhe më pas Kosta Rika me 0 pikë.

 

Të fundit