Flash News

KRYESORE

Detaji që s’u vu re mbrëmë, mos ishte ky konfirmimi i Besit për shtatzëninë e Xhensilës? (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Bes Kallaku ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ermali, i pyetur nga Besi për jetesën dhe sherrin e parë me Amin, u shpreh se është detyruar të çohet në 12:00 të natës nga krevati për të blerë kos, pasi të fundit ia kishte ngrënë ai.

Ndërsa Besi, po me shaka u shpreh se di një market që rri hapur deri në 2 të natës, duke lënë të nënkuptojë se shkon shpesh për të blerë kur Xhensila i kërkon diçka.

Për Amin tashmë e dimë që është shtatzënë, dhe kur ajo e bebi i saj që po pret të vjë në jetë duan diçka, ndonëse në orët e vona të natës, shkon Ermali të blejë.

Por zgjimi i Besit në 2 të natës, lë vend për dyshim. Mos ndoshta Xhensila është shtatzënë?

Kujtojmë që dhe në disa foto të dasmës së tyre, barku i Xhensilës dukej disi i rrumbullakosur, dhe u përfol për një shtatzëni të mundshme.

Megjithatë deri tani asnjëri nga dyshja nuk ka folur për këtë temë. Nëse do ishte e vërtetë,  i urojmë çifit me jetë të gjatë vogëlushi.

Të fundit