Flash News

KRYESORE

Detaji i ri që Rama ka shtuar në fushatë për t’i mbushur mendjen qytetarëve ta votojnë

“Duam një votë kuq e zi”, kjo është parulla që përdoret shpesh nga kryeministri Edi Rama, i cili u kërkon qytetarëve ta votojnë masivisht për të siguruar i vetëm 71 mandate. Por, reagimi te qytetarët ka qenë i vakët dhe Rama po përpiqet që simbolet kuq e zi t’i vendosë në qendër të fushatës, me shpresën se në këtë mënyrë do të mbledhë më shumë vota.

Në takimin e zhvilluar sot në Pogradec ra në sy numri i lartë i flamujve kombëtarë që qëndronin rreth e rrotull podiumit nga ku fliste kryeministri. Në takimet e mëparshme nuk ka patur një numër kaq të lartë të flamujve, por, përkundrazi, ato numëroheshin me gishtat e dorës.

Mesa duket Rama beson se kjo kartë e atdhedashurisë mund t’i sjellë ndonjë votë më shumë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Të fundit