Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Prokurorinë e Përgjthshmë, ku kërkon verifikimin e pastërtisë së figurës së kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Në selinë blu dyshojnë se ai ka qenë i dënuar në Itali dhe për këtë arsye nuk mund ta ushtrojnë detyrën. Në formularin e dekriminalizmit, Pjetri shkruan se nuk rezulton i dënuar as me vendim jopërfundimtar as të formës së prerë në Shqipëri apo në ndonjë vend të huaj. Gjithashtu, Pjetri shton se nuk ka qenë as në hetim as në gjykim në ndonjë proces në ngarkim të tij.
Ajo që është interesante dhe ende e pasaktësuar ka të bëjë me qëndrimin e Valdrin Pjetrit në Itali. Studime në Firence pohon në formularin e dekriminalizimit në vitin 2001 dhe 2002.
Sipas kësaj të dhëne, studimet universitare të Pjetri nuk kanë zgjatur më tepër se një vit, ndonëse nuk ka dokumentacion provues për pjesëmarrje qoftë dhe orë të pakta mësimore, le pastaj dhënie provimesh në këtë vit akademik në Firence.
Në detyrat e qeverisjes së Edi Ramës, ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme, si: Drejtor i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, nga Taskë-Forca Anti Mafia dhe Anti-Terrorizmi, Drejtor i Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes, kryetar i Komisionit Shtetëror e NATO-s, për Demontimin e Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtor i Hipotekës Tiranë, drejtor i përgjithshëm i Hipotekave të Shqipërisë së fundmi prefekt i Qarkut Shkodër.