Flash News

KRYESORE

“Deti”/ Ditmir Bushati: Nuk ka ende marrëveshje, Presidentit i kemi dorëzuar një draft

“Deti”/ Ditmir Bushati: Nuk ka ende marrëveshje, Presidentit i

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka konfirmuar se nuk ekziston ende një marrëveshje për çështjen e detit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Në emisionin ‘Real Story’ në Vizion Plus, Bushati theksoi se ekziston një draft-marrëveshje, ku janë përcaktuar parimet, por jo rezultati, e cila i është dorëzuar edhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Nuk ka marrëveshje. Kemi depozituar një draft-marrëveshje te Presidenti. Një marrëveshje ka dy anë, parimet dhe rezultatin. Nuk kam folur ende se cili mund të jetë rezultati ynë i mundshëm”, deklaroi Bushati.

Ministri Bushati tha se Presidentit i janë dhënë më shumë kompetenca për këtë çështje, ndërsa ritheksoi rëndësinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket negociatave.

Sa i përket kundërshtisë që Ksenofon Krisafi, anëtar i grupit negociator, ka shprehur për draft-marrëveshjen, Bushati tha se ka folur me diplomatin, por procesi vijon ende.

“Zoti Krisafi është një nga 13 anëtarët e grupit negociator. Grupi i Punës ka disa institucione dhe njerëz me eksperienca nga më të ndryshmet. Për disa aspekte të procesit, zoti Krisafi ka ngritur disa shqetësime. Unë gjithashtu kam folur me zotin Krisafi për shqetësimet që ka ngritur, por ne jemi në proces”, u përgjigj ministri.

http://politiko.al/turqia-kunder-marreveshjes-se-detit-bushati-tregon-bisedat-me-erdoganin-dhe-homologet-turq/

Të fundit