Flash News

KRYESORE

"Deti", përfundon takimi i Metës dhe anëtarëve të Komisionit të Jashtëm, Paloka: Ka mungesë transparence!

"Deti", përfundon takimi i Metës dhe anëtarëve

Ka përfunduar takimi mes Presidentit Meta dhe anëtarëve të Komisionit të Jashtëm ku është diskutuar për çështjen e detit. Në një deklaratë për median nënkryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se një ndër shqetësimet kryesore ka qenë mungesa e transparencës nga ana e ministrit të Jashtëm të Greqisë.  

"Ramë dakord të gjithë si mazhorance dhe opozitë që qëndrimi i presidentit është korrekt dhe i përgjigjet përgjegjësisë dhe detyrimit që ka për të qëndruar fort te vendimi i Gjykates Kushtetuese" u shpreh Paloka.

Më tej ai shtoi, "Shqetësimi ishte mungesa e transparencës dhe a ka arsye për të fshehur përderisa s’janë transparent në këtë marrëveshje të rëndësishme? Pati kërkesë për verifikim më të mirë të grupit të negociatorëve përderisa ka palë apo grupe që ngrenë rezerva ndaj disa negociatorëve”.

Ndërsa deputetja e LSI-së Klajda Gjosha u shpreh se vendimi i kushtetueses është vija e kuqe për negociatat dhe se në interes të të gjithëve është fqinjësia e mirë.

Të fundit