Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deutsche Welle: Ikja e "Trurit” nga Shqipëria me përmasa shqetësuese. Zyrtarët e Veliajt dhe Majkos: Nuk ka shpresë
Në Shqipëri ndodh që edhe raportin e invaliditetit ta marrësh me mik. Jo vetëm ekonomia, por sidomos korrupsioni e zhvillimi i ngadalshëm e shuajnë shpresën tek rinia. Pandalshëm ajo kërkon alternativa jashtë Shqipërisë.
Orest Çipa, 29 vjeҫ, është shef i Sektorit të Koordinimit të 24 Njësive Administrative, që ka Bashkia e Tiranës, më e madhja në Shqipëri, me më shumë se 757 mijë banorë. Ai nuk e di nëse do të vazhdojë të punojë në Bashki apo jo në vitin që po vjen, 2018. Në ditët e para të janarit ai do të merret në intervistë nga Zyra për Çështjet Konsullore në Ambasadën Amerikane në Tiranë, pasi ka fituar aplikimin në Llotarinë Amerikane për të jetuar dhe punuar legalisht në SHBA.
"Në Bashkinë e Tiranës ka hapësira të mëdha për t'u rritur profesionalisht, për të pasuruar përvojat. Puna në Bashki më jep mundësi të njoh mirë problemet që kanë qytetarët dhe parë nga afër sesi funksionojnë gjërat në realitet. Të punosh në Bashkinë e Tiranës është një mundësi e shkëlqyer”. thotë për DW, Orest Çipa.
Por ai po përpiqet ta lërë këtë mundësi- edhe pse vetë e quan të shkëlqyer- për të shkuar drejt të panjohurës, ëndrrës amerikane. I arsimuar në universitetin e Tiranës për gazetari, ai ka kryer një master 3 vjeҫar për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Shangait, me përvoja të mira pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka krijuar familjen e tij, është prind i një vajze të vogël. Megjithatë ai nuk ndihet i plotësuar në Tiranë. Gotën e tij në Shqipëri e sheh gjysëm bosh.
"Ka shumë faktorë që më bënë të aplikoj për të fituar Llotarinë Amerikane dhe u larguar nga Shqipëria. Janë faktorë ekonomikë por edhe të tjerë që nuk kanë të bëjnë me ekonominë. Ka një zhvillim të ngadalshëm shoqëror, emancipues, demokratizues. Psh ndjej një rënie të peshës, fuqisë së qytetarëve që i kërkojnë llogari qeverisjes dhe duan një rol më të madh. Ende indeksi i korrupsionit është goxha i lartë, ndër më të lartët në Ballkanin Perëndimor. Këtu ndodh që edhe raportin e invaliditetit, kur je invalid, duhet ta marrësh me mik. Dihet që sa më i lartë korrupsioni, aq më e lartë përqindja e njerëzve të arsimuar që kërkojnë të largohen. Korrupsioni fiton terren në kurriz të ndertimit të një shoqërie të bazuar në merita. Ka edhe faktorë të tjerë që lidhen me jetën e përditshme”thotë Orest Çipa.
Brain Drain- Ikja e "Trurit” nga Shqipëria me përmasa shqetësuese
Faktorët e tjerë i identifikon vetë Qeveria Rama 2. Në Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Migracionin, 2018-.2024 krahas faktorit ekonomik janë identifikuar edhe faktorë të tillë si: "niveli i ulët i sigurisë publike, mungesa e besimit të qytetarëve në përmirësimin e situatës në vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore”. Në Strategjinë Kombëtare, e përmendur më lart, vihet në dukje se fenomeni i largimit të trurit, i njohur si Brain Drain, i shfaqur në vitin 1990, menjëherë pas rënies së regjimit komunist, ka vazhduar edhe gjatë tranzicionit të vështirë post-komunist dhe nga viti në vit përmasat e tij janë bërë shqetësuese. Kjo pasi largimi i trurit nuk përfshin vetëm akademikët apo personat e kualifikuar të fushave të tjera. " Një numër i madh studentësh shqiptarë shkojnë në Itali dhe Greqi dhe më pas "truri” i vendit largohet drejt Gjermanisë, SHBA dhe Kanadasë” vihet në dukje në këtë dokument të Ministrisë së re të Diasporës.
Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta zyrtare, lidhur me numrin e akademikëve, specialistëve, elitës intelektuale që është larguar për të jetuar dhe punuar në Perëndim. Dy destinacionet e preferuara SHBA dhe Kanadaja përtej Atlantikut e kanë futur në sistem marrjen e trurit përmes llotarive të përvitshme. Ndërsa në Gjermani po shkojnë të jetojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme mjekë dhe infermierë të kualifikuar, pasi për ta ka nevojë. Shifrat e përafërta bëjnë fjalë për largimin e 1/3 së popullsisë së Shqipërisë.
Pasoja të rënda për Shqipërinë
Largimi i ajkës së intelektualëve dhe sidomos e rinisë ka pasoja të rënda: Shqipërisë i ikën pjesa më e mire e kapitalit njerëzor, lokomotiva e zhvillimit të saj ekonomik dhe social. Ikja e rinisë po tkurr aktivitetin dhe efektivitetin prodhues në sektorin privat dhe po ngadalëson ritmet e procesit të afrimit të Shqipërisë me BE, process i vlerësuar si katalizator i emancipimit shoqëror, zbatimit të ligjit dhe i kryerjes së refomave të mëdha.
"E di që ikja e njerëzve të arsimuar nga Shqipëria do të ketë një kosto të jashtëzakonshme në progresin ekonomik dhe social të vendit. Por kur mungojnë kushtet për të zhvilluar karrierën dhe ndjekur vokacionin tënd, i ҫfarëdo lloji qoftë ai, nuk të mbetet gjë tjetër vetëm të largohesh. Mendo rininë që jeton në qytete të vogla Kavajë, Tepelenë, Himarë, Laҫ, etj, ku nuk ndodh asgjë dhe ku nuk ka punë, ҫfarë mund të bëjnë përveҫ se të kërkojnë të largohen?” thotë Orest Çipa.
Strategji për Brain Gain- për të fitur dhe mbajtur "trurin" në Shqipëri
Që të kërkosh të realizohesh si individ, të aspirosh një jetë më të mirë, është një nga të drejtat themelore të njeriut, kur kjo ndodh pa thyer ligje dhe rregulla të vendet pritës. Qeveria Rama 2 në hartimin e Strategjisë Kombëtare për të ndalur fenomenin e Brain Drain dhe kthyer atë në Brain Gain ka vendosur nxitjen dhe promovimin e emigracionit të përkohshëm dhe atij qarkullues për individë të kualifikuar dhe talentuar. Këtij qëllimi do t'i shërbejnë marrëveshjet me SHBA dhe Kanadanë për nxitjen e kthimit vullnetar në Shqipëri të emigrantëve të kulifikuar. Atyre do t'iu jepet mundësia të vijnë në Shqipëri dhe qëndruar pak kohë për konsultime, dhënie leksionesh, treinime, gjë që do të bëjë të mundur njëherazi regjistrimin e gjithë kapaciteteve intelektuale jashtë vendit. Ndërsa të rinjve dhe të rejave të talentuar do t'u ofrohen bursa për të studiuar jashtë vendit dhe vende pune, kur të mbarojnë studimet. (DW)
Shtet i përkohshëm me një qeveri që sillet si e përhershme; sistemi që Edi Rama po ngre në Shqipëri
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38