Flash News

KRYESORE

Deutsche Welle: Në vend të freskisë së pranimeve të reja, takimi u sundua nga ajri i prishur i daljes nga BE

Deutsche Welle: Në vend të freskisë së pranimeve të

Media gjermane ‘Deutsche Welle’ ka raportuar për samitin e Londrës që u zhvillua dje midis Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të mëdha të Bashkimit Europian.

Kjo media e quan samitin një “takim grotesk”.

“Në vend të freskisë së pranimeve të reja në BE, takimi u sundua nga ajri i prishur i daljes nga BE. Si mund t’i prezantojë në mënyrë të besueshme një vend virtytet e Klubit evropian, prej të cilit ai vetë është duke u larguar?”,- shkruan ‘DW’.

Londra rrit ndihmat financiare

Britania e Madhe po largohet nga BE, por nuk do të shkëputet nga përgjegjësia që ka për Ballkanin, u mundua të thoshte kryeministrja britanike Theresa May. Ky pohim u shoqërua me premtime financiare: Mbas Brexitit Londra do të rrisë ndihmat financiare për vitet 2020 /2021 me 95 përqind duke dhënë 80 milionë paund“.

Me këto do të përkrahen projektet në rajon. Ka shumë punë për të bërë- administrata publike dhe drejtësia duhen reformuar, projektet ekonomike duhen vënë në vijë. Theresa May: „Në afat të gjatë mirëqënia është garancia më e mirë për sigurinë “. Me këtë fjali ajo kaloi në temën që i intereson më shumë.

Mbasi foli në takimet e mëparshme kryesisht për bashkëpunimin rajonal, këmbimin mes të rinjve dhe konektivitetin, Britania e Madhe e vendosi çështjen e sigurisë në qendër të bashkëpunimit: Në të ardhmen Bashkimi Evropian do të punojë ngushtë në këtë fushë me gjashtë vendet e perëndimit të Ballkanit. Synimi është pengimi i migracionit ilegal, radikalizimit dhe tregëtisë së armëve.

Të fundit